LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e befasuar me peshkun e gjatë mbi dy metra, që e kishin nxjerrë valët në plazh (Foto)

Shkencëtarët e befasuar me peshkun e gjatë mbi dy metra, që e kishin nxjerrë valët në plazh (Foto)

Peshku i gjatë mbi dy metra, që e nxorën valët në një plazh të Kalifornisë së Shteteve t Bashkuara, i befasoi shkencëtarët që merren me krijesat ujore.

Krijesa me trup rrethor, sy dhe fletëza në të dy anët që u gjet e ngordhur, besohej se është i ashtuquajturi ‘peshku diell’ po kishte forma më të mëdha trupore, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast, besohet se është një specie shumë më e rrallë, që jeton në thellësi të ujërave të ëmbla.


Fotografitë që janë shpërndarë në internet, u shikuan nga afër prej ekspertëve të një universiteti në Australi, që e kanë identifikuar një peshk të njëjtë gjatë vitit 2017 si Mola tescta.

Ekspertët iu kërkuan banorëve të zonës, të bëjnë fotografi nga kënde specifike, në mënyrë që t’i krahasojnë me shembujt e mëparshëm. /Telegrafi/