LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Personat me karroca nuk kanë qasje të lirë

Avokati i Popullit: Personat me karroca nuk kanë qasje të lirë

Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Karroca, në vendin tonë mbetet akoma e pazbatuar përshtatja e kushteve për nevojat e personave me aftësi të kufizuar, të cilët mjete mbështetëse për lëvizje i kanë karrocat.

Jashari ka thënë se edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton trajtim të barabartë dhe pa diskriminim, lëvizje të papenguar, mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë, e po ashtu legjislacioni në fuqi ka arritur mjaftueshëm ta rregullojë fushën e cila garanton infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar, në vendin tonë mbetet akoma e pazbatuar përshtatja e kushteve për nevojat e personave me aftësi të kufizuar, të cilët mjete mbështetëse për lëvizje i kanë karrocat.

“Personat me karroca nuk kanë qasje të lirë dhe pa pengesa nëpër të gjitha objektet publike në të cilat ofrohen shërbime. Pjerrinat që garantojnë qasje horizontale, nëpër shumë objekte janë të ndërtuara jashtë standardeve dhe personat me karroca nuk mund të lëvizin të lirë pa ndihmën e përcjellësve. Pengesa për qasjen e personave me aftësi të kufizuar vërehen edhe nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare, për shkak të mungesës së ashensorëve.


Infrastruktura rrugore për personat me karroca është e papërshtatshme, trotuaret janë të ngritura dhe e vështirësojnë lëvizjen e lirë të tyre, transporti publik nuk ofron qasje të lehtë për këta persona pa ndihmën e përcjellësve.

Prandaj, Avokati i Popullit, me rastin e kësaj dite, ua rikujton të gjithëve, në veçanti autoriteteve publike, që duke u krijuar kushte për lëvizje të lirë dhe të papenguar nëpër të gjitha hapësirat dhe objektet publike, përmes infrastrukt urës së përcaktuar me legjislacionin në fuqi, personat me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori