Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Zyra për Transport nga Zvicra, të premten nënshkruan protokollin teknik për lehtësira për qasje në tregun ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, mes Kosovës dhe Zvicrës.
Firmat u vendosën nga drejtori i Departamentit të Transportit Rrugor në këtë ministri, Xhemë Veseli, dhe kryesuesi i Njësisë për Punë të Jashtme në Zyrën për Transport nga shteti i Zvicrës, Jean-Claude Schneuwly, pas takimeve të dy komisioneve teknike të ekspertëve në fushën përkatëse.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës, nënshkrimit të së premtes i ka paraprirë takimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj me delegacionin zviceran, i cili u dha mbështetje komisioneve teknike të Kosovës dhe Zvicrës për vazhdim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Delegacionet kanë trajtuar temat me interes të përbashkët që dalin nga Marrëveshja Bilaterale që ka Kosova me Zvicrën. Pala zvicerane ofroi përkrahje të pa rezervë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në sektorin e transportit, në mënyrë që Kosovës t’i ofrohet perspektivë në këtë aspekt, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251