Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë ka folur për proceset politike në vend dhe për mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Veseli duke folur rreth vizitës së krerëve të lartë amerikanë, tha se është vizitë shumë pozitive.
Sipas tij, çdo mesazh, përgjigje, kërkesë apo qëndrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë edhe i Kosovës.
“Është vizitë shumë pozitive, për vet faktin se njerëz me shumë përgjegjësi vijnë këtu. E kam takuar këtë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, janë njerëz të afërt të presidentit Trump. Çdo mesazh, përgjigje, kërkesë apo dhe qëndrim i SHBA duhet të jetë bashkërisht dhe i Kosovës. Ajo çka ne duhet të bëjmë që është që mos ta dramatizojmë situatën. Shumë gjëra që po ndodhin muajt e fundit në Kosovë, po përdoren për punë të brendshme dhe kjo po i dëmton qytetarët e Kosovës. Ne duhet të orientohemi atë çka e kemi përball, Serbinë e jo Amerikën, pasi e kemi krah”, ka thënë ai.
Veseli po ashtu tha se Republika e Serbisë deri tani po tregon agresivitet ndaj Kosovës dhe kjo është një nga arsyet pse kanë ndërmarr veprime ndaj saj.
“Si të sillet Serbia me ne dhe ne ashtu do të sillemi ndaj tyre”, u shpreh kryeparlamentari, Veseli.
I pyetur për spekulimet e fundit që amerikanët do ta mbyllin qendrën ushtarake Bondsteel nga Kosova, Veseli tha “SHBA janë partneri më i sigurt i Kosovës, në shtet formim. Janë ide të çoroditura, kur mendojnë që do të na vij ndonjë e keqe nga SHBA. Janë njerëz të pa mençur dhe të paditur. Duhet të ndalet kjo qasje, kundër kësaj frymë. Ne nuk e kemi partner Rusinë po SHBA. Do të qëndroj baza në Bondsteel, por ne duhet të jemi më të mençur që t’i mbajmë ata. Duhet të sjellim investitor amerikanë”.
Ndryshe, Veseli tregoi se javën që do të vijë do të mbahen gjithsej katër seanca, nga të cilat dy do të jenë seanca të jashtëzakonshme.
“Më datë 5, 6 dhe 7 mars i kemi katër seanca. Dy janë të jashtëzakonshme dhe njëra më 6 mars është seancë solemne për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për komandantin Adem Jashari, ndërsa më 7 mars kemi seancën e rregullt plenare”, njoftoi kryetari i Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë