LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës mposht Bullgarinë në konkurrencën e femrave

Përfaqësuesja e Kosovës mposht Bullgarinë në konkurrencën e femrave

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur sërish Bullgarinë në miqësore, ku kësaj radhe kanë fituar me rezultat të thellë 4-1.  

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore kundër Bullgarisë, që u zhvillua sot (e enjte) në Qendrën Stërvitore “Boyana” në Sofje.

Edhe në ndeshjen e sotme vashat e drejtuara nga përzgjedhësja Afërdita Fazlija, e mbizotëruan plotësisht lojën, ndonëse të parat në epërsi kaluan bullgaret në minutën e tetë.


Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave udhëton drejt Bullgarisë
Lexo po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave udhëton drejt Bullgarisë

Megjithatë, ky gol i hershëm i vendasve nuk e zmbrapsi dëshirën e futbollisteve tona për të dëshmuar cilësi, sidomos në pjesën e dytë, ku u treguan tejet efikase duke shënuar tri gola.

Për golin e barazimit u përkujdes Flaka Asllanaj, e cila shënoi për 1-1 në minutën e 49-të, kurse Kosovën në epërsi e kaloi Kaltrina Biçkaj, me golin e shënuar në minutën e 60-të.

Ndërkohë, për fitoren bindëse të vajzave tona u përkujdesen Besiana Reçica dhe Leonora Ejupi, të cilat shënuan nga një gol në minutat 71, përkatësisht 78-të.

Hidhet shorti për Euro 2021, vashat e Kosovës mësojnë kundërshtaret
Lexo po ashtu Hidhet shorti për Euro 2021, vashat e Kosovës mësojnë kundërshtaret

Këto dy fitore pa dyshim e rrisin entuziazmin tek vashat tona, derisa për përzgjedhësen Fazlija këto dy miqësore shërbejnë për ta bërë sa më kompakte skuadrën para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të nisin në muajin gusht.

Këtë ndeshje nga afër e kanë ndjekur edhe ambasadori i Kosovës, Edon Cana dhe ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
Eksperti shpjegon se si Cristiano Ronaldo shmang lëndimet në moshën 40-vjeçare

Eksperti shpjegon se si Cristiano Ronaldo shmang lëndimet në moshën 40-vjeçare

Ndërkombëtare
Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

Mbledhja urgjente e federatë spanjolle: Real Madridi refuzon të marrë pjesë për rastin e tyre

La Liga
Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Çmimi i Gyokeres u zbulua pasi sulmuesi i Sportingut 'vendos' për klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Lautaro në verë te gjiganti i Ligës Premier?

Premier League
Kalo në kategori