LAJMI I FUNDIT:

Man City nënshkruan kontratë 10-vjeçare me kompaninë Puma, bëhet klubi i dytë anglez më përfitimet më të larta  

Man City nënshkruan kontratë 10-vjeçare me kompaninë Puma, bëhet klubi i dytë anglez më përfitimet më të larta  
Man City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e tyre dhe të dytën më të lartë në Ligën Premier, me një marrëveshje 10-vjeçare me kompaninë e njohur Puma me vlerë prej 650 milionë funtesh apo rreth 760 milionë euro.

Kampionët në fuqi anglez janë bërë klubi i dytë me të ardhurat më të mëdha nga marrëveshjet me sponsorë duke mbetur vetëm pas Manchester Unitedit me kompaninë Adidas.

City, të cilët aktualisht punojnë në partneritet me kompaninë Nike, do të shohin një kontratë të re sponsorizimi nga verën e vitit 2019.


Shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, ka thënë se kjo është një ditë historike për klubin anglez.

“Është një ditë historike për ne, sepse ajo që bëjmë nuk është bërë më parë, një partneritet i paparë që mbulon pesë klube në katër kontinente”.

Marrëveshja me Puman nuk përfshin vetëm Manchester Cityn, por edhe klubet motër si Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque dhe Sichuan Jiuniu duke përfshirë skuadrat për meshkuj, femra dhe ekipet rinore.

Bjorn Gulden, drejtori ekzekutiv i Pumas, tha për faqen zyrtare të Cityt se: “Partneriteti i PUMA-s me City Football Group është marrëveshja më e madhe që kemi bërë ndonjëherë.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer të bashkohemi me City Football Group, suksesi i të cilëve, ambicia dhe nxitja për inovacion i ka parë të vendosin standarde të reja, në fushë dhe jashtë saj”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Premier League
Kalo në kategori