Presidenti Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme por edhe sot ka zhvilluar takime të pandërprera me liderë të partive politike.
Mbrëmë është zhvilluar edhe takimi i tij me liderin e LDK-së, Isa Mustafa. Për këtë takim zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa, i ka thënë Telegrafit, se vet Presidenti Thaçi ka kërkuar takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas tij, presidenti e ka njoftuar Mustafën, rreth vizitës së dy zyrtarëve nga SHBA-ja dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës.
Ndërkaq, sot siç mëson Telegrafi nga burime në Presidencë është mbajtur edhe një takim shumë i gjatë sërish me dy emisarët e Shtëpisë së Bardhë, ku pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Ekipi Negociator dhe pothuajse të gjithë liderët e koalicionit qeverisës.
Ky takim i shumicës së liderëve politikë me Drejtorin për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me Drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, ka zgjatur rreth 3 orë në zyrën e presidentit Thaçit.
Të kontaktuar nga Telegrafi, zyrtarët nga kabineti i presidentit nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Ata nuk e kanë mohuar takimin e sotëm, por kanë thënë se çfarëdo që kanë pasur të thonë rreth vizitës së zyrtarëve amerikanë, e kanë thënë dje përmes komunikatës zyrtare.
Po ashtu, Telegrafi ka tentuar të marrë qëndrimet e anëtarëve të Ekipit Negociator për këtë takim, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Ankandi humanitar nga “Suport Koçani”, mblodhi pothuajse 30.000 euro

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar