LAJMI I FUNDIT:

Pse Kim po e mbante njërën dorë në një pozitë të tillë, gjatë takimit me Trump? (Foto/Video)

Pse Kim po e mbante njërën dorë në një pozitë të tillë, gjatë takimit me Trump? (Foto/Video)

Takimi i sotëm i presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, siç edhe pritej ka shkaktuar shumë vëmendje publike.

Sipas kohës tonë, rreth orës 12:30 Trump dhe Kim u takuan dhe shtrënguan duart, dhe pastaj Trump bëri një deklaratë në të cilën ai vlerësoi liderin e Koresë së Veriut.

Por, siç shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi, një detaj që ka rënë në sy, për të cilin deri më tani nuk ka një shpjegim, është një detaj interesant në momentet kur Trump dhe Kim u ulën përballën gazetarëve.


Pamje nga brenda dhe jashtë hotelit ku po takohen Trump dhe Kim – brenda ka një bunker, ai ishte vizituar edhe nga Charlie Chaplin (Foto)
Lexo po ashtu Pamje nga brenda dhe jashtë hotelit ku po takohen Trump dhe Kim – brenda ka një bunker, ai ishte vizituar edhe nga Charlie Chaplin (Foto)

Siç thuhet tutje, sapo u ul, Kim e kishte vendosur dorën në një pozitë të panatyrshme dhe e mbajti në atë mënyrë gati deri në fund.

Ndryshe, darka e shtruar për nder të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në hotelin “Metropol” në Hanoi të Vietnamit, ka përfunduar pas plotë një orë e 42 minuta kurse samiti pritet të vazhdojë nesër.

Kryeqyteti i Vietnamit është nikoqir i samitit të dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un, me samitin e të dyve, më 27-28 shkurt.

Sipas mediave të huaja, edhe këtë herë, siç ishte rasti me Samitin e vitit të kaluar në Singapor, asnjëri lider nuk qëndron në vendin e takimeve aktuale – në këtë rast “Sofitel Legend Metropole Hanoi”.

Siç thuhet tutje, Trump dhe Kim do të gëzojnë një darkë në hotelin Metropole më 27 shkurt, e përcjellë me një drekë më 28 shkurt.

Sipas burimeve të afërta me planifikimin e samitit, shkruan CNN, menyja do të përfshijë një përzierje të ushqimeve perëndimore dhe koreane të përgatitura nga kuzhinierët e vetë hotelit, së bashku me disa kuzhinierë koreanë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kalo në kategori