LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga brenda dhe jashtë hotelit ku po takohen Trump dhe Kim – brenda ka një bunker, ai ishte vizituar edhe nga Charlie Chaplin (Foto)

Pamje nga brenda dhe jashtë hotelit ku po takohen Trump dhe Kim – brenda ka një bunker, ai ishte vizituar edhe nga Charlie Chaplin (Foto)

Kryeqyteti i Vietnamit është nikoqir i samitit të dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un, me samitin e të dyve, më 27-28 shkurt.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, edhe këtë herë, siç ishte rasti me Samitin e vitit të kaluar në Singapor, asnjëri lider nuk qëndron në vendin e takimeve aktuale – në këtë rast “Sofitel Legend Metropole Hanoi”.


Por ata do të kenë një shans për të përjetuar disa nga kuzhinat e tij.

Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar
Lexo po ashtu Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar

Siç thuhet tutje, Trump dhe Kim do të gëzojnë një darkë në hotelin Metropole më 27 shkurt, e përcjellë me një drekë më 28 shkurt.

Sipas burimeve të afërta me planifikimin e samitit, menyja do të përfshijë një përzierje të ushqimeve perëndimore dhe koreane të përgatitura nga kuzhinierët e vetë hotelit, së bashku me disa kuzhinierë koreanë.

Duke ofruar 364 dhoma, Sofitel Legend Metropole Hanoi është i mbushur me bukuri franceze dhe mund të jetë hoteli më luksoz në qytet. Të paktën, thuhet të jetë sigurisht hoteli luksoz me historinë më interesante.

Nëse ka rezultate, llogaritet fitore – në të kundërtën, cili është rreziku? Pesë gjërat që duhet ditur rreth takimit Trump-Kim Jong Un
Lexo po ashtu Nëse ka rezultate, llogaritet fitore – në të kundërtën, cili është rreziku? Pesë gjërat që duhet ditur rreth takimit Trump-Kim Jong Un

Sofitel Legend Metropole Hanoi u hap në vitin 1901 gjatë periudhave koloniale. Në atë kohë dhe më pas, ai ishte vizituar nga personalitete të ndryshme dhe të famshëm – përfshirë Charlie Chaplin dhe shkrimtarin Graham Greene.

Kjo atmosferë u zhduk gjatë Luftës së Vietnamit – ose Luftës Amerikane, siç thuhet atje.

Kim dhe Trump darkojnë në një tavolinë, presidenti amerikan lut fotografët t'ju bëjnë fotografi të bukura (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kim dhe Trump darkojnë në një tavolinë, presidenti amerikan lut fotografët t'ju bëjnë fotografi të bukura (Foto/Video)

Në dekadat pas luftës, Pullman Hotels and Resorts ringjallën pronën, duke e çuar atë në lavdinë e saj të mëparshme.

Por ndoshta më interesante nga të gjitha, hoteli ka një bunker nëntokësor, të cilin mysafirët mund të përjetojnë si pjesë e turneut të Udhëtimit të Historisë së hotelit.

Sipas historianëve të hotelit, bunkeri në fjalë mbronte vizitorë të famshëm, nga sulmet ajrore gjatë luftës.

Pas luftës, ai u mbyll dhe u la ashtu për dekada të tëra. Pastaj, rastësisht, departamenti i inxhinierisë së hotelit e rizbulonte atë gjatë rinovimit të Bamboo Bar në vitin 2011.

Bunkeri u rihap në maj të 2012-ës “për të nderuar përpjekjet e jashtëzakonshme të punonjësve gjatë vështirësive të përbashkëta të kohës së luftës” dhe shërben “si një përkujtim ndaj guximit dhe këmbënguljes së tyre dhe për të kujtuar atë që kurrë nuk duhet harruar”, shkruan në webfaqen e hotelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori