Kryeqyteti i Vietnamit është nikoqir i samitit të dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong Un, me samitin e të dyve, më 27-28 shkurt.
Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, edhe këtë herë, siç ishte rasti me Samitin e vitit të kaluar në Singapor, asnjëri lider nuk qëndron në vendin e takimeve aktuale – në këtë rast “Sofitel Legend Metropole Hanoi”.
Por ata do të kenë një shans për të përjetuar disa nga kuzhinat e tij.
Siç thuhet tutje, Trump dhe Kim do të gëzojnë një darkë në hotelin Metropole më 27 shkurt, e përcjellë me një drekë më 28 shkurt.
Sipas burimeve të afërta me planifikimin e samitit, menyja do të përfshijë një përzierje të ushqimeve perëndimore dhe koreane të përgatitura nga kuzhinierët e vetë hotelit, së bashku me disa kuzhinierë koreanë.
Duke ofruar 364 dhoma, Sofitel Legend Metropole Hanoi është i mbushur me bukuri franceze dhe mund të jetë hoteli më luksoz në qytet. Të paktën, thuhet të jetë sigurisht hoteli luksoz me historinë më interesante.
Sofitel Legend Metropole Hanoi u hap në vitin 1901 gjatë periudhave koloniale. Në atë kohë dhe më pas, ai ishte vizituar nga personalitete të ndryshme dhe të famshëm – përfshirë Charlie Chaplin dhe shkrimtarin Graham Greene.
Kjo atmosferë u zhduk gjatë Luftës së Vietnamit – ose Luftës Amerikane, siç thuhet atje.
Në dekadat pas luftës, Pullman Hotels and Resorts ringjallën pronën, duke e çuar atë në lavdinë e saj të mëparshme.
Por ndoshta më interesante nga të gjitha, hoteli ka një bunker nëntokësor, të cilin mysafirët mund të përjetojnë si pjesë e turneut të Udhëtimit të Historisë së hotelit.
Sipas historianëve të hotelit, bunkeri në fjalë mbronte vizitorë të famshëm, nga sulmet ajrore gjatë luftës.
Pas luftës, ai u mbyll dhe u la ashtu për dekada të tëra. Pastaj, rastësisht, departamenti i inxhinierisë së hotelit e rizbulonte atë gjatë rinovimit të Bamboo Bar në vitin 2011.
Bunkeri u rihap në maj të 2012-ës “për të nderuar përpjekjet e jashtëzakonshme të punonjësve gjatë vështirësive të përbashkëta të kohës së luftës” dhe shërben “si një përkujtim ndaj guximit dhe këmbënguljes së tyre dhe për të kujtuar atë që kurrë nuk duhet harruar”, shkruan në webfaqen e hotelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje