Cakaj në takim me Dimitrovin: Shqiptarët me rol kyç në Maqedoninë e Veriut (Video)
Zv.ministri për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë Gent Cakaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov.
Pas takimit ata në konferencë për shtyp thanë se kanë pasur takim konstruktiv, në të cilin kanë diskutuar për disa çështje aktuale në vend dhe rajon, njofton Telegrafi Maqedoni.
Cakaj tha se Maqedonia e Veriut gjatë periudhës së fundit ka pasur suksese të mëdha, sidomos me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë për kontestin e emrit. Ai tha se në këtë rrugë, rol të rëndësishëm kanë pasur edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut nuk është vetëm vend mik, por edhe partner strategjik për Shqipërinë. Pjesë e suksesit të Maqedonisë së Veriut, janë edhe shqiptarët që jetojnë këtu, duke u nisur që nga Marrëveshja e Ohrit deri tek Marrëveshja e Prespës. Sot me Dimitrovin diskutuam për një varg çështjesh, për domosdoshmërinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, si dhe të jemi zë i fuqishëm i njëra-tjetrës në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po ashtu kemi konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve”, tha mes tjerash Gent Cakaj.
Ai gjithashtu shtoi se përshëndesin zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe njoftoi se Shqipëria në Manastir do të hap konsullatë nderi.
Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën e integrimeve euroatlantike. I pyetur për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Dimitrov tha se do të mbështesin çdo marrëveshje që do të arrijnë Prishtina dhe Beogradi, e cila do të kontribuojë për stabilitetin e rajonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite