LAJMI I FUNDIT:

Linja re e hibridëve të elektrifikuar nga Audi (Foto)

Linja re e hibridëve të elektrifikuar nga Audi (Foto)

Modelet A6, A7, A8 dhe Q5 do të ofrohen me mundësinë TFSI e

Prodhuesit e prezantojnë nga një model të ri, por nganjëherë edhe të gjitha variantet së bashku, transmeton Telegrafi. Por, Audi ka bërë të ditur komplet linjën e re, që përfshinë katër modele, vetëm se nuk ka dhënë specifikat e tyre.


Gjatë javës që vjen, në Geneva Motor Show do të prezantohet një familje e gjerë hibridesh të elektrifikuar, që përfshinë modelet A6, A7, A8 dhe Q5.

Makinat e mëparshme elektrike të këtij prodhuesi gjerman, e kanë mbajtur shtesën e-tron, derisa modelet e reja do të mbajnë TFSI e.

Kjo linjë e zgjeruar, do të ndërtohet me të njëjtën formulë, ndërsa pritet të ketë në pjesën nën bagazh, baterinë e litiumit me 14.1 kWh.

Megjithëse nuk dihet se çfarë fuqi do të kenë, apo nivelin e autonomisë, e tëra që bëhet e ditur, është që të dyja do të arrijnë në dy versione. /Telegrafi/