LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nuk mori vendim për imunitetin e Veljanoskit, Xhaferi mbrëmë e ndërpreu seancën

Kuvendi nuk mori vendim për imunitetin e Veljanoskit, Xhaferi mbrëmë e ndërpreu seancën

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën e 89-të në të cilën është dashur të vendoset për marrjen e imunitetit të deputetët të OBRM-PDUKME-së dhe ish-kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Trajko Veljanoski, me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Edhe pse vendimin Kuvendi është dashur ta marrë deri në ora 00:00, Xhaferi pas vërejtjes së koordinatorit të grupit të deputetëve të OBRM-PDUKMsë, Nikolla Micevksi se është shkelur Rregullorja, sepse në grupit të tij parlamentar nuk i është dhënë pushim prej një ore, vendosi që ta ndërpret seancën dhe deklaroi se do ta caktojë në mënyrë shtesë.

Seanca u ndërpre tre herë me pauza, herën e parë me kërkesë të Elizabeta Kançeska Milevskës, koordinatore e grupit të tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët i mbështetën ndryshimet kushtetuese. Ajo kërkoi pauzë sepse madje në ora shtatë e kanë marrë informacionin se për mbrëmë do të mbahej seanca. Pauzën e dytë e kërkoi koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, i cili i kërkoi stenogramet nga replikat, të cilët i kanë shprehur deputetët Antonio Milloshoski dhe Pavle Bogoevski.


Kryetari i Kuvendit herën e dytë dha pauzë prej 15 minutave, duke pasur parasysh që kërkesa për paraburgim, është dashur të merret deri në ora 00:00. Herën e tretë Micevski kërkoi pauzë edhe 45 minuta, ndërsa Xhaferi dha pauzë të shkurtër, Micevski pastaj doli në folësen e Kuvendit dhe shprehu pakënaqësi për shkak se nuk u është dhënë pauzë prej 45 minutave, duke theksuar se me këtë Xhaferi e shkel Rregulloren dhe edhe një herë përsëriti se Komisioni përkatës nuk ka marrë propozim-konkluzion për heqjen e imunitetit të Veljanoskit.

Ish-kryetari i Kuvendit, ngarkohet se është një nga organizatorët e sulmeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, së bashku me Nikolla Gruevskin, Mile Janakieskin Spiro Ristovskin dhe Nikolla Boshkovskin. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori