LAJMI I FUNDIT:

Anton Quni tregon kush duhet të sqarojë vrasjet e pasluftës (Video)

Anton Quni tregon kush duhet të sqarojë vrasjet e pasluftës (Video)

Komandanti i Batalionit diverzanto-vëzhgues i UÇK-së në Betejën e Koshares, Anton Quni në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini duke folur për SHIK-un u shpreh se autoritetet e larta të SHIK-ut janë ato që duhet të kenë informata për vrasjet e pasluftës para çdo institucioni.

“Pas luftës unë nuk e di cila ka qenë ideja e ekzistimit të SHIK-ut, përderisa ka qenë marrëveshja e autoriteteve të Kosovës me autoritetet ndërkombëtare që të shuhen të gjitha institucionet… Unë jam më se i bindur se hierarkia më e lartë e SHIK-ut për t’i heq të gjitha ato dilema që i kemi ne qytetarët. Duhet të jenë të parët që duhet të deklarojnë të bashkëpunojnë me organet e rendit me organet e drejtësisë për të gjitha ato shqetësime që ne na tangojnë. Ndër to janë edhe vrasjet me motive politike. Nëse dikush duhet të dijë rreth këtyre ngjarjeve duhet të dinë autoritetet më të larta të SHIK-ut”, tha Quni në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ushtarët që ai ka drejtuar nuk kishin përfituar asnjë informatë për atij shërbimi.


Kurse për Betejën e Koshares tha se në atë betejë  kishin ardhur në afërsi me forcat serbe deri në 20 metra dhe u kishin kërkuar atyre të dorëzoheshin sipas konventave ndërkombëtare.

Ai foli edhe për raportet gjatë luftës mes Tahir Zemajt dhe Ramush Haradinajt, për të cilat tha se ka pasur bashkëpunim, por edhe incidente.

Quni: Incidentet gjatë luftës mes Haradinajt dhe Zemajt, të mos merren si referencë për vrasjen e Zemajt (Video)
Lexo po ashtu Quni: Incidentet gjatë luftës mes Haradinajt dhe Zemajt, të mos merren si referencë për vrasjen e Zemajt (Video)

Megjithatë ato nuk mund të merren si referencë për vrasjen e mëvonshme të Tahir Zemajt./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori