LAJMI I FUNDIT:

Quni: Incidentet gjatë luftës mes Haradinajt dhe Zemajt, të mos merren si referencë për vrasjen e Zemajt (Video)

Quni: Incidentet gjatë luftës mes Haradinajt dhe Zemajt, të mos merren si referencë për vrasjen e Zemajt (Video)

Anton Quni, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasja e Tahir Zemajt duhet të na brengos të gjithëve.

Quni ka thënë se mes Tahir Zemajt dhe Ramush Haradinajt gjatë luftës ka pasur bashkëpunim, por edhe incidente.


Ai ka thënë se këto incidente nuk mund të merren si referencë për vrasjen e mëvonshme të Tahir Zemajt, por sipas tij edhe nuk mund të përjashtohet kjo pistë.

“Është shumë e mundshme që një palë e tretë i ka shfrytëzuar këto situata, që vrasjen e tij [Tahir Zemajt] ta drejtojë në një adresë tjetër… Të gjithë duhet të jemi të brengosur. Edhe drejtuesit e tjerë të luftës duhet të brengosen, sepse ajo që i ka ndodh Tahir Zemajt dje, mund t’i ndodhë dikujt tjetër nesër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas deputetit të LDK-së, formacionet që kanë vrarë njerëzit e afërt të Ibrahim Rugovës duhet të zbulohen, sepse, sipas tij, ato mund të riaktivizohen pran kur Kosova mund të ketë probleme.

Duke folur për vrasjen e Agim Ramadanit, Anton Quni ka thënë se raportet me të i kishte si të ishin vëllezër, duke hedhur poshtë çdo lloj dyshimi se vrasja e tij mund të jetë bërë nga ndonjë shqiptar.

“Ata që kanë qenë në distancë të mos ngrenë teori konspirative. Agim Ramadani ka rënë në përballje me forcat serbe, dhe ai është vrarë nga zjarri i forcave serbe. Është vështirë e imagjinueshme që në një terren aq të lartë dhe me borë e të thyer, ku po zhvilloheshin luftime frontale me distancë 20 metra, të vij dikush mbrapa nga shpina e të kryejë ndonjë detyrë të porositur nga dikush”, tregon ndër të tjera Anton Quni. /Telegrafi/