LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Dhuna e pushtetit duhet të përfundojë menjëherë

OBRM-PDUKM: Dhuna e pushtetit duhet të përfundojë menjëherë

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zoran Zaevi për grupin e Kumanovës i akuzuar për vrasjen e 8 policëve në Lagjen e Trimave premtoi amnisti dhe hetim ndërkombëtar në platformën e Tiranës”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se anëtarë të grupit të Kumanovës po kërcënojnë, po bëjnë torturë dhe linçojnë politikisht kundërshtarët politik të Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përgjegjësi politike dhe penale për porositësit dhe për ata që nuk bënë asgjë për të parandaluar rrahjen e Ristovskit dhe Janakieskit duhet të ketë. Përgjegjësit për këtë akt skandaloz duhet të dalin para drejtësisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Sipas partisë opozitare maqedonase rasti Zoran Zaev dhe Renata Deskoska duhet të japin dorëheqje që të mund hetimi të rezultojë me përgjegjësi për porositësit e vërtetë.

“LSDM nuk mund të ikë nga fakti se është lejuar të rrihen ish ministrat dhe kundërshtarët politik të Zoran Zaev”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar LSDM të vetëdijshëm se nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nisën të krijojnë frikë për ta shmangur humbjen në zgjedhjet dhe që kur LSDM është në pushtet ka përndjekje politike.

Nga OBRM-PDUKM thonë se kjo dhunë duhet të mbarojë. Qytetarët nuk ndihet të sigurt as në shtëpitë e tyre për këtë shkak populli, thonë nga OBRM-PDUKM, do ta dënojë LSDM-në dhe Zoran Zaevin në zgjedhjet presiceniale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori