LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: PDK nuk do zgjedhje në asnjë mënyrë, qëndron keq në sondazhe (Video)

Ahmeti: PDK nuk do zgjedhje në asnjë mënyrë, qëndron keq në sondazhe (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se pozicioni elektoral i AAK-së për momentin është i favorshëm.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të sondazheve AAK për herë të parë në historikun e vet e kalon shifrën e 10 % që zakonisht e ka pas.

“AAK për herë të parë hynë në garë për vendin e dytë, madje edhe të parin, kuptohet nëse di të bëj koalicioni të mençme parazgjedhore”.


Sipas analistit pozicioni i AAK-së në Qeveri aspak nuk është i favorshëm pasi në këtë qeveri të madhe ajo ka vetëm dy ministra.

Ahmeti ka thënë se taksa nuk mund ta ndalë dialogun as marrëveshjen përfundimtare.

“Do të kemi një ri formatim dhe një marrëveshje më të lehtë dhe serish të përkohshme. Nuk do të ketë këmbim të thellë të territoreve, por vetëm një korrigjim të lehtë të kufijve”.

Drejtori i programacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se zgjedhjet e reja në këtë situatë aspak nuk i shkojnë në favor PDK-së.

“Ajo që është e sigurt, dihet se PDK-ja nuk do në asnjë formë zgjedhje në këtë situatë, sepse qëndron keq në sondazhe dhe trendin e ka negativ. Shkuarja në zgjedhje në këtë situatë për taksën, sigurisht se do të ishte shumë e pafavorshme [për PDK-në]”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj

Lajme
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kalo në kategori