KosLift është një projekt i financuar nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe partneri i saj RIT Kosovë (A.U.K).
KosLift ka për qëllim të mbështes deri në 1000 studentë të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë (A.U.K), si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad në një event të përbashkët për projektin KosLift ka thënë se sektori i ICT-së ka një potencial të jashtëzakonshëm për Kosovën.
“Mendoj se të gjithë besojmë që sektori i ICT-së ka një potencial të jashtëzakonshëm për këtë shtet. Unë besoj se mund të shndërrohet në një prej sektorëve më të rëndësishëm të Kosovës në vitet e ardhshme, por ende ka disa faktorë që duhet të rregullohen për ta arritur këtë. Këta faktorë mund t’i përmbledh shumë lehtë: Edukimi, edukimi dhe edukimi – citon Tony Blair para 20 viteve”, ka thënë ambasadori norvegjez.
Ndërsa, Ron Cami nga RIT Kosova falënderoi qeverinë si dhe qytetarët e Norvegjisë për zemërgjerësinë e tyre.
“E falënderoj qeverinë dhe njerëzit e Norvegjisë për zemërgjerësinë e tyre. E di se ne mendojmë se qeveria është duke na jap një donacion këtu, por faktikisht janë njerëzit që punojnë shumë në Norvegji ata që na i japin paratë e tyre neve. Në emër të institucionit tonë, por besoj se flas edhe për tjerët kur them se këtë gjë e marrim me shumë seriozitet dhe mund të mbështeteni në neve se do t’i shfrytëzojmë ato para për përdorim të mirë”, theksoi ai.
Ndryshe, KosLIFT do të rekrutojë dhe trajnojë studentët në shkathtësi të nevojshme dhe të kërkuara nga tregu i punës sikurse menaxhim, mendim kritik, programim, aftësi të buta dhe të tjera, duke i përgatitur ata për punësim të mundshëm dhe duke krijuar një fuqi punëtorë më të aftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City