LAJMI I FUNDIT:

Pas babait, SHBA akuzon për trafik droge edhe dy djemtë e El Chapo-s

Pas babait, SHBA akuzon për trafik droge edhe dy djemtë e El Chapo-s
Joaquín "El Chapo" Guzmán was extradited to the U.S. in 2017 after two successful escapes from Mexican prisons. On Thursday, the Justice Department announced two of his sons have been indicted on a drug conspiracy charge. Both brothers are believed to be fugitives in Mexic

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar dy djemtë e bosit të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzmán për komplot të shpërndarjes së drogës së importuar në vend, njoftoi Departamenti i Drejtësisë të enjten.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, aktakuza ndaj Joaquin Guzmán Lopez, 34 vjeç dhe Ovidio Guzmán Lopez, 28 vjeç, të cilët Departamenti i Drejtësisë thotë se besohet të jetojnë në Meksikë, është ngritur javën e kaluar.


Siç thuhet tutje, nga prilli 2008 deri në prill 2018, vëllezërit komplotuan për shpërndarjen e kokainës, marihuanës dhe metamfetaminës nga Meksika dhe vende të tjera për t’u importuar në Shtetet e Bashkuara, thanë prokurorët.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse të dy kishin përfaqësim ligjor.

Guzmán, 61 vjeç, dikur drejtoi një ndërmarrje kriminale që shtrihej në kontinente dhe shkaktoi gjakderdhje në gjithë Meksikën e tij.

Ai u gjet fajtor më parë këtë muaj në të gjitha 10 akuzat kriminale federale kundër tij, duke përfshirë angazhimin në një ndërmarrje kriminale të vazhdueshme, komplot për të pastruar të ardhurat nga narkotikët, shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinën, marihuanën dhe drogat e tjera dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Dënimi i tij mbi akuzën për angazhim në një ndërmarrje të vazhdueshme kriminale mbart një mandat të detyrueshëm të jetës në burg. Ai pritet të dënohet më 25 qershor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori