LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi kthen kërkesën e Gjykatës për imunitetin e Veljanoskit, kanë gabuar nenin

Xhaferi kthen kërkesën e Gjykatës për imunitetin e Veljanoskit, kanë gabuar nenin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e ka kthyer mbrapa kërkesën e Gjykatës për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit.

Arsye për këtë është pasi Gjykata e ka gabuar nenin në bazë të të cilit ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit të OBRM-PDUKM-së Trajko Veljanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga momenti kur kërkesa të dorëzohet përsëri ne jemi të gatshëm të veprojmë sipas të gjitha afateve të përcaktuara në rregulloren për punën e Kuvendit”, njoftojnë burime nga Kuvendi për Alsat.


Ndryshe, dje Veljanoski u arrestua dhe u mor në pyetje nga Prokuroria pasi dyshohet se është në mesin e organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/