LAJMI I FUNDIT:

Dua duket sensacionale në ‘Brit Awards 2019’, e veshur me fustan të hapur në pjesën e dekoltesë

Dua duket sensacionale në ‘Brit Awards 2019’, e veshur me fustan të hapur në pjesën e dekoltesë
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Dua Lipa attends The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)

Yjet më të mëdha të muzikës britanike ndodhen në O2 Arena në North Greenwich të Londrës, ku sonte (e mërkurë) zhvillohet ceremonia ‘Brit Awards 2019’.

Evenimenti që udhëhiqet për të dytin vit radhazi nga komiku Jack Whitehall, do ta nderojë këngëtaren Pink për arritje në karrierë, me çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë.


Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Kjo mbrëmje është e veçantë për shqiptarët, pasi në të konkurrojnë dy yjet botërore të muzikës nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Të gjitha lajmet nga Brit Awards
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brit Awards

23-vjeçarja Dua udhëheq garën me katër nominime, kurse 28-vjeçarja Rita konkurron me dy nominime në ceremoninë e sivjetme.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Dua ishte ndër yjet e para që arritën në tepihun e kuq në ‘Brit Awards 2019’ dhe është kujdesur që të marrë gjithë vëmendjen me dukjen e saj.

Këngëtarja dukej sensacionale me një fustan të hapur në pjesën e dekoltesë, ndërsa mbante edhe një qafore mjaft të ngritur.

Dua Lipa (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Ky është viti i dytë radhazi, ku autorja e “New Rules” ka më së shumti nominime në ‘Brit Awards’ (pasi në vitin 2018 kishte konkurruar me pesë nominime dhe i kishte fituar dy çmime – artistja më e mirë britanike dhe depërtimi i vitit). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori