Kryeministri Ramush Haradinaj në 30 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës ka thënë se greva e minatorëve e ka bërë kthesën. Sipas tij, duhet të skuqemi për gjendjen në të cilën është Trepça.
“E duam një Trepçë e cila është burim jete, jo vetëm për Mitrovicën, por për të gjithë. Për Trepçën që është burim i çmueshëm dhe e çmojmë. Trepça është e rëndësishme sepse ndërlidhen plotë sektorë të tjerë të jetës tonë “, tha Haradinaj.
Sipas tij, tash e 20 vite Trepça ka mbetur në gjendje të keqe.
“Me qenë se kanë shkuar tri dekada dhe nuk kemi mundur që ta kthejmë këtë burim. Meriton me na ardhë marre edhe me u skuq se si e kemi lënë Trepçën që 20 vite kështu pas çlirimit. Ne nuk e kemi regjistruar ende Trepçën si kompani në bazë të ligjit. Pjesa e Trepçës në jugë që janë duhet t’i dorëzojnë dokumentet për regjistrim. Trepça në veri duhet t’i përgatit të gjithë materialet e nevojshme që të drejtat e aksionarëve të realizohen”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Telegrafi.
Sipas tij, pas regjistrimit të Trepçës si shoqëri aksionare duhet të diskutohet një planë veprimi, për ta nxjerr këtë ndërmarrje nga kjo gjendje.
“Mënyra më e mirë me i shpërbly minatorët nuk është vetëm përmirësimi i kushteve, por është me rikthy Trepçën në burim jete. Kemi pas vështirësi, por jemi në të drejtën tonë, nuk do të përtojmë mëe punu me secilin qoftë në opozitë dhe opozitë në veri apo në jugë për rikthimin e Trepçës”, tha Haradinaj në shënimin e 30 vjetorit të Grevës së Minatorëve.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 3 shkurt 2019 ka miratuar Statutin e Trepçës si Shoqëri Aksionare me pronar 80 për qind të aksioneve të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind të punëtorëve të saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A