LAJMI I FUNDIT:

Basha, në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës: Jemi para të njëjtës sfidë

Basha, në përvjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës: Jemi para të njëjtës sfidë

Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991, kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës.

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!”, shkruan Basha.


Ai shtoi se 28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme.

“Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës”, shkruan Lulzim Basha.

Kreu i PD thekson se “Çdo ditë për ne është 20 shkurt derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit dhe t’u japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori