Pavarësisht se si ndiheni për këtë fakt, është e vërtetë se numri i femrave beqare është në rritje.
Megjithatë, është e vështirë të konstatohet nëse vet duan të qëndrojnë beqare ose nëse janë të lumtura vërtet, transmeton Telegrafi.
Ndoshta pabarazia demografike apo bota moderne thjesht nuk u ofron opsion tjetër.
Ekspertët kanë vendosur ta hulumtojnë më thellë këtë temë dhe kanë zbuluar se femrat beqare faktikisht janë më të lumturat,.
Fillimisht duhet ta kemi parasysh faktit se femrat në lidhje përkushtohen më shumë. Normalisht ky është përgjithësim, por nuk është befasi për askënd fakti se femrat janë ato të cilat zakonisht përpiqen më shumë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve.
Andaj, pas një periudhe të caktuar, ato thjesht lodhen nga ky fakt. Mes moshave 45-65 vjet, rreth 32% e femrave dhe vetëm 19% e meshkujve raportojnë se ndihen të lumtur si beqarë.
Po! Është relaksuese pas një lidhje të gjatë të jeni beqare. Femrat fillojnë të punojnë vetëm për veten pa pasur stres apo ndjenja të fajësisë. Më në fund, ato mund të bëjnë udhëtime të gjata ose të merren me hobi tjera. 61% e femrave beqare në Britani thonë se janë të kënaqura me statusin e tyre.
Nuk ka më detyra familjare. Nuk ka më nevojë për të gatuar. Ju thjesht mund të porosisni ushqim dhe të jeni super e lumtur.
Dashuria thjesht ndalon së qeni qendra e universit. Le të themi se femrat beqare e zbulojnë një lloj tjetër të dashurisë – dashurinë për vetveten.
Madje shpeshherë ndodh që femrat të shkurorëzohen pas lindjes së fëmijëve. Në këtë rast, dashuria e saj përqendrohet te fëmija dhe nuk ka hapësirë për një mashkull të ri.
Me siguri se keni shoqe që janë beqare qe 1-3 vjet. Hulumtimi tregon se kjo nuk është gjë e rrallë sot. 75% e femrave beqare kanë raportuar se nuk kanë qenë duke kërkuar lidhje vitin e kaluar. Kur i shihni këto shifra, me siguri brengoseni se cili është problemi.
Po, edhe ato e kërkojnë dashurinë e vërtetë, por aq më shumë që qëndroni larg lidhjeve romantike, aq më shumë e kuptoni se jeni e aftë të bëni çdo gjë vetvetiu. Dhe nuk keni nevojë të hyni në lidhje vetëm se jeni e frikësuar të jeni vetëm.
Femrat tani presin për ndjenja të vërteta e të forta, ndërkaq shumicën e kohës së lirë që e kanë si beqare e shpenzojnë duke e zhvilluar vetveten. Kjo u dhuron atyre shumë kënaqësi e vetëbesim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker