LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë merr pjesë në “Kongresin e Policisë Evropiane”

Drejtori i Policisë merr pjesë në “Kongresin e Policisë Evropiane”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Rashit Qalaj, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së, po merr pjesë në ‘Kongresin e Policisë Evropiane’ i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë, duke filluar nga sot e që do të zgjasë deri me 20 shkurt 2019.

“Pjesëmarrja në këtë kongres, përveç tjerash do të shfrytëzohet edhe për rritje të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me policitë evropiane në përgjithësi dhe me strukturat policore të Gjermanisë në veçanti.


Përpos bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, vizita ka për qëllim shkëmbimin dhe rritjen e përvojave në parandalimin dhe luftimin e rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, krimin kibernetikë, migrimin ilegal etj”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë kësaj vizite do të synohet edhe mundësia rreth shfrytëzimit dhe avancimit të teknologjisë për nevoja të institucioneve të zbatimit të ligjit.

Pjesëmarrja në këtë kongres pritet të rezultojë me shkëmbimin e eksperiencave më të mira, ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse, e në veçanti PK-ja gjatë pjesëmarrjes do të angazhohet maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjitha shtetet pjesëmarrëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori