LAJMI I FUNDIT:

Hailey: Martesa dhe bashkëjetesa janë të frikshme

Hailey: Martesa dhe bashkëjetesa janë të frikshme
Hailey Baldwin (Foto: Steven Ferdman/Getty Images for The Daily Front Row/Guliver)

Manekinia Hailey Baldwin në shtator të vitit të kaluar në një ceremoni private në Neë York, u martua me Justin Bieber. Ndërsa tash ka thënë se martesa dhe jeta e përbashkët akoma i duket e frikshme.

“Nuk ka dyshim se është e frikshme të jesh i martuar në një moshë kaq të re”, ka deklaruar bukuroshja 22-vjeçare.

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber (Foto: Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Megjithatë, ajo as nuk e imagjinon mundësinë se çifti mund të ndahet për shkak se janë martuar në moshë shumë të re.


“Në të njëjtën kohë, bëhet fjalë për një person në të cilin kam qenë e dashuruar për shumë vite. Justin është miku im më i mirë dhe gjithmonë do të jetojmë bashkë. Kjo nuk ka fund”, ka thënë modelja.

Hailey ka pranuar se para martesës nuk kishte besuar në aspektin “përgjithmonë bashkë” të martesës. Sipas saj, kjo është lidhja e parë serioze, prandaj bashkëjetesa është përvojë e re në jetën e saj.

Modelja Hailey Baldwin (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for dcp/Guliver)

“Përherë kam qenë e pavarur dhe më duket interesante që të mësohem të jetoj me dikë. Është diçka krejt ndryshe”.

“Kur jeni vetëm mendoni vetëm për vetveten, ndërsa në një lidhje serioze duhet të mendoni edhe për personin tjetër. Për këtë arsye jam shumë e frikësuar”, ka sqaruar vajza e aktorit Stephen Baldwin.

Në një intervistë të mëhershme për Vogue, Hailey dhe Justin kishin thënë se kanë abstenuar nga seksi deri në martesën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori