LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë në Muzeun e Kosovës me fotografi të vjetra të qyteteve shqiptare

Ekspozitë në Muzeun e Kosovës me fotografi të vjetra të qyteteve shqiptare

Për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografitë e vjetra, 1863-1916”. Fotografitë janë dhuruar nga profesori Eqrem Zenelaj.

“Kjo ekspozitë flet shumë, flet në kohë, është pamja e kohës në fotografi. Unë shpresoj që ne të vetëdijesohemi edhe më shumë, ta duam librin, se rilindësit tonë kanë qenë të fuqishëm, iluministë, u shkolluan në vende të tjera të botës dhe ata ishin të parët që treguan se ne kush jemi. Andaj, sot jemi në krizë, në sfidë, jemi në dilema, sepse lexojmë pak. Libri është burim i diturisë”, tha Zenelaj, i cili ka pesëmijë dokumente dhe është hulumtues i arkivave që 22 vjet.

Ndërsa, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, tha se përmes kësaj ekspozitë do të shihen pamje të infrastrukturës dhe urbanizimit, që flasin shumë edhe për zhvillimin e qyteteve shqiptare.


Ekspozita “Qytetet shqiptare ne fotografitë e vjetra, 1863-1916”, tashmë është e hapur në ambientet e Muzeut të Kosovës. Kjo ngjarje u mbajt në kuadër të aktiviteteve që po shteti i ka organizuar për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
Kalo në kategori