LAJMI I FUNDIT:

Megjashi: Abuzimi me fëmijët e varfër dhe dhuna familjare në Maqedoni, janë alarmante

Megjashi: Abuzimi me fëmijët e varfër dhe dhuna familjare në Maqedoni, janë alarmante

107 thirrje telefonike në linjën SOS në Ambasadën e fëmijëve “Megjashi” kanë raportuar për shkelje të ndryshme të të drejtave të fëmijëve. Këto thirrje janë evidentuar deri në nëntor të vitit 2018 ndërsa si më të theksuara janë abuzimi me fëmijët e varfër, dhuna në familje si pasojë e divorcit të prindërve si dhe bullizmi. Në raportin më të ri të Megjashit nënvizohet se këto të dhëna tregojnë se forcimi i sistemit të mbrojtjes sociale është një nga masat e rëndësishme për ta reduktuar varfërinë e fëmijëve.

“Është shumë me rëndësi që shteti seriozisht të merret me zgjidhjen e varfërisë së fëmijëve, të ndaj buxhet edhe për këtë kategori, të ketë beneficione për këtë kategori të rëndë të familjeve. Përveç varfërisë së fëmijëve kemi edhe dhunë mes moshave të njëjta e cila më e theksuar është në shkollat fillore dhe të mesme, dhunë familjare. Proceset e divorcit gjithashtu janë shumë problematike”, deklaroi Dragi Zmijanac nga “Megjashi”.

Psikologja, Ana Zengovska tha se numri i rasteve të bullizmit është shqetësues për shkak se të njëjtat janë të pranishme edhe në çerdhe.


Sipas raportit, nga 107 thirrjet telefonike, 3 janë fëmijë ndërsa 104 të rritur. Sa i takon gjinisë 61 persona janë të gjinisë femërore, 35 të asaj mashkullore ndërsa të tjerët kanë mbetur anonim. Shumë prej telefonuesve janë nga zonat urbane ndërkohë që një pjesë e vogël janë paraqitur nga mjediset rurale.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori