Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një shkrim të tijin ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i lejojë qytetarëve të Kosovës, udhëtimin pa viza.
Pacolli ka theksuar se ne ende ballafaqohemi me situata të turpshme, ku duhet të aplikojmë për viza (që është një proces i kushtueshëm dhe që merr kohë) thjeshtë për të shkuar në pushim ose për të vizituar të afërmit.
“Kemi duruar mjaft duke shikuar se si qytetarët e të gjitha shteteve fqinje të Kosovës kanë fituar të drejtën të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen për një periudhë deri 90 ditore. Duke pasur parasysh që 84% e kosovarëve janë të mendimit se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë për vendin e tyre, BE nuk mund ta konsiderojë të huaj popullin tonë entuziast. Ka mjaft shumë kriza në Evropë dhe nuk është në të mirë të askujt krijimi i një krize të re”, shkruan Pacolli.
Shkrimi i tij i plotë:
Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Shqipërisë, të gjithë mund të udhëtojnë për në Evropë pa viza. Vendi im, Kosova, mbetet demokracia e vetme evropiane qytetarëve të të cilës iu mohohet kjo e drejtë.
Ne ende ballafaqohemi me situata të turpshme, ku duhet të aplikojmë për viza (që është një proces i kushtueshëm dhe që merr kohë) thjeshtë për të shkuar në pushim ose për të vizituar të afërmit.
Përfitimet e liberalizimit të vizave janë të shumta – nxitja e partneriteteve ekonomike, promovimi i kontakteve ndërkulturore, përmirësimi i shkëmbimeve profesionale dhe arsimore, e madje do të ndihmonte edhe në luftimin e rolit të kontrabandistëve me njerëzve, shërbimet e të cilëve nuk do të nevojiteshin më. Parimet që gjenden prapa liberalizimit të vizave janë ato të cilat Bashkimi Evropian deklaron se i vlerëson më së shumti – hapja, drejtësia dhe uniteti.
Kemi duruar mjaft duke shikuar se si qytetarët e të gjitha shteteve fqinje të Kosovës kanë fituar të drejtën të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen për një periudhë deri 90 ditore. Duke pasur parasysh që 84% e kosovarëve janë të mendimit se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë për vendin e tyre, BE nuk mund ta konsiderojë të huaj popullin tonë entuziast. Ka mjaft shumë kriza në Evropë dhe nuk është në të mirë të askujt krijimi i një krize të re.
Para pak kohe kam vizituar Berlinin dhe shumë kryeqytete tjera të BE-së për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të arsyetuar përfitimet që do të sillte një vendim i tillë. Ishte inkurajuese përkrahja e fuqishme që na dhe kolegu im Michael Roth, Ministri për Evropën i Gjermanisë.
Marrëdhëniet e Kosovës me BE-në për neve janë strategjike, njësoj si është rajoni i Ballkanit strategjik për BE-në. Kjo është një mundësi e mirë për BE-në që të dëshmojë udhëheqje globale duke adresuar çështjet që janë në ‘oborrin’ e saj. Kosova dhe Ballkani janë një test për kredibilitetin e BE-së dhe për pozitën e saj ndërkombëtare.
Prandaj, u bëj thirrje udhëheqësve evropian të validojnë rekomandimet pozitive të bëra nga Komisioni Evropian më 18 korrik të vitit që shkoi, dhe që janë kaluar nga Parlamenti i BE-së, ku konfirmohet se të gjitha kërkesat janë plotësuar. Krejt çka mbetet është që Këshilli Evropian të miratojë propozimin e Komisionit, për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë që na është bërë.
Ne dëgjojmë se disa shtete anëtare kanë shqetësime lidhur me migrimin e parregullt, dhe që votat kundër të Deputetëve të Parlamentit Evropian nga Franca, Holanda dhe Qipro janë reflektim i opinionit të qytetarëve të tyre përkatës.
Megjithatë, siç edhe demonstrojnë votat pozitive në Komision dhe në Parlament, Kosova ka zhvilluar të gjitha kornizat e nevojshme për ta trajtuar këtë çështje, dhe shumë çështje tjera. Nuk ka asnjë dyshim se në secilën fazë janë plotësuar kërkesat përkatëse. Ky proces, i cili filloi në vitin 2012, është marrë me shumë seriozitet nga të gjithë partnerët. Ne i kemi arritur 95 caqet që kanë të bëjnë me migrimin, menaxhimin e kufijve dhe sigurimin e të drejtat themelore. Para pak kohe, Komisioni njohu sukseset tona të mëdha në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Tani duhet ta kalojmë edhe pengesën e fundit. Kam besim se zëri jonë do të dëgjohet, pasi që BE e di se liberalizimi i vizave nga Këshilli Evropian do të sillte përfitime për të gjithë. Në veçanti për të rinjtë e Kosovës, të cilët përbëjnë 60% të popullsisë. Për këta kosovarë, e ardhmja evropiane është e vetmja e ardhme që shohin dhe e vetmja e ardhme që dëshirojnë. Vonimi i mëtejmë i vendimit nuk do t’i shërbente interesave të BE-së, një gjë e tillë do të dëmtonte rëndë besueshmërinë e premtimeve të saj.
Ne e kuptojmë që me zgjedhjet e reja Evropiane dhe ndryshimet në udhëheqjen e Komisionit, si dhe me një numër të zgjedhjeve parlamentare në shtetet anëtare, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në krye të agjendës. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme – shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë aspiratat e vendeve që janë jashtë BE-së, por me vështrim brenda saj, dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ruajtur optimizmin për atë që mund ta ofrojë BE-ja.
Shtetet Anëtare nuk duhet të lejojnë që frika nga një ndjenjë popullsitë të kontrollojnë vendimet e tyre sidomos pas progresit të arritur e të merituar nga evropianët. Për më tepër, migrimi i parregullt është një shqetësim për të gjithë neve – të cilin mund ta trajtojmë së bashku – dhe të mos ta ndërlidhim me qytetarët, që i binden Ligjit dhe të cilët dëshirojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në mbarë kontinentin pjesë e të cilit ndihen se janë.
Shumë deputetë evropian kanë ngritur zërin në përkrahje të liberalizimit të vizave, dhe kanë inkurajuar Këshillin, që të ndërmarrë hapa aktiv për miratimin e finalizimit. Kjo mbështetje vlerësohet lartë, por për të arritur pragun e caktuar, duhet që vet politikanët kombëtar të bëjnë thirrje dhe të pranojnë se ne kemi punuar pa pushim që t’i përmbushim të gjitha kriteret e kërkuara.
Tani është koha e duhur për të bërë gjënë e drejtë dhe të duhur duke shpërblyer këto angazhime. Kur bëhet një premtimi ai duhet edhe të nderohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj