LAJMI I FUNDIT:

Albumi “United States of Albania” nga PINT do të publikohet më 17 shkurt

Albumi “United States of Albania” nga PINT do të publikohet më 17 shkurt

Ka tash e sa vite që labeli PINT kanë punuar rreth albumit të tyre “United States of Albania”.

Reperi MC Kresha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, kishte rrëfyer detajet e këtij albumi, i cili tashmë ka një datë lansimi.


Ekskluzive: MC Kresha flet rreth albumit më të ri të PINT, "United State of Albania" (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ekskluzive: MC Kresha flet rreth albumit më të ri të PINT, "United State of Albania" (Foto/Video)

Dyshja MC Kresha dhe Lyrical Son kanë vendosur që “United States of Albania” ta publikojnë më datë 17 shkurt, në po të njëjtën datë që këtë vit kremtohet edhe 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Kjo duket të ketë qenë një arsye më shumë që PINT të vendosin datën 11 shkurt si arsye të publikimit të këtij projekti, në të cilin kanë punuar prej vitesh.

“Viti 2018 ka qenë një vit me shumë angazhime, me shumë punë njashtu edhe suksese. Në aspektin profesional, si PINT, po presim që vitin e ardhshëm të sjellim në treg albumin “United States of America” për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë”, kishte thënë Lyrical Son në një intervistë për Telegrafin, në fillim të këtij viti.

Lyrical Son: Këtë vit do të bëhem baba për herë të dytë, është dhurata më e mirë që mund të marr
Lexo po ashtu Lyrical Son: Këtë vit do të bëhem baba për herë të dytë, është dhurata më e mirë që mund të marr

Albumi përndryshe do të përmbajë plot 23 këngë, mes tyre edhe hitet “Mafia Shqip’, “Boulevard”, “Menemadhe” dhe “Hey Girl”.

Ka qenë MC Kresha, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram videon promovuese të albumit, me ç’rast edhe ka konfirmuar publikimin e tij më 17 shkurt 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori