Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.
Siç merr vesh Radio Televizioni Dukagjini, letra është jashtëzakonisht serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes.
Letra bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen.
Letra dramatike që është përcjellë nga Ambadadori Amerikan, i nënshkruar nga tre personalitetet e larta, konfirmon çarjen serioze të mardhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.
LETRA ORIGJINALE:
I dashur President Thaçi:
I dashur Kryeministër Haradinaj:
I dashur Kryeparlamentar Veseli:
Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt. Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim. Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.
Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë. Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë. Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte. Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen/cungohen.
Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe. Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqëndrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve. Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim i paarritshëm. Edhepse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrjmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja. Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’i kthehen dialogut. Hapi i parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës. Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.
Përzemërisht, Matthew Palmer Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit. Laura Cooper, Zëvendës Assistentja e Sekretarit të Mbrotjtjes, John Erath, Zëvendës Drejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. /RTVDukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë