Miratimi i Ligjit për Paga më 2 shkurt nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur pakënaqësi të mëdha tek shërbyesit civil në sektorin publik.
Shumë nga ta kanë bërë thirrje publike për presidentin Hashim Thaçi, që të mos e nënshkruaj këtë Ligj, dhe t’ia kthej mbrapa Kuvendit për rishqyrtim.
E, shqyrtimi dhe nënshkrimi apo jo i këtij Ligji nga ana e presidentit Thaçi, duket se do të marrë kohë, pasi që ky Ligj ende nuk është dërguar në Presidencë.
Kështu të paktën i kanë thënë Telegrafit nga zyra për informim e presidentit Thaçi.
“Ligji për Pagat ende nuk ka ardhur në Presidencë nga Kuvendi i Kosovës. Kur të arrijë në Presidencë, do të shqyrtohet detajisht”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkaq nga zyra e kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë bërë të ditur për Telegrafin se afati i fundit për dërgimin e këtij ligji në presidencë është nesër.
“Afati i fundit për dërgimin e Ligjit për Paga në zyrën e Presidentit është nesër në orën 16:00”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas Kushtetutës së Kosovës së Kosovës, neni 80 pika 2 thuhet se: “Ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi ta ketë nënshkruar brenda tetë (8) ditësh pasi të ketë marrë ligjin”.
Në rast se presidenti Hashim Thaçi, sipas Kushtetuës, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit nuk vendos për miratim apo kthimin e tij, atëherë ligji hynë në fuqi automatikisht.
“5. Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”
Telegrafi ka mësuar se përveç Ligjit për Paga, presidentit do t’i dorëzohen edhe Projektbuxheti për vitin 2019, Ligji për Administratën Publike, Ligji për Dialog dhe të gjitha ligjet që janë miratuar në seancën plenare të 2 dhe 3 shkurtit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite