LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, triumfon në penallti ndaj Prishtinës

Trepça ’89 në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, triumfon në penallti ndaj Prishtinës

Çerekfinalja e DigitAlb Kupës së Kosovës vendosi përballë njëra-tjetrës Prishtinën dhe Trepçën ’89.

Të dy trajnerët futën në fushë lojtarët më të mirë, ndërsa ishte një ndeshje me raste nga të dy anët.


Të parët që kërkuan golin ishin vendasit, në minutën e shtatë rrezikoi Mario Morina, por portieri Arben Beqiri nuk lejoi që rrjeta e portës së tij të tundet. Mysafirët u përgjigjen me dy raste të shpejta, së pari me Hasan Hysenin (32′) dhe pastaj me Richard Asare (36′).

Në minutën e 44-të Mërgim Pevqeli goditi traversën, e pastaj edhe Basid Khalid dështoi të realizoi dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte me pak raste serioze, vlen të përmenden ai i Engjëll Hotit (T’89) në minutën e 63-të, pastaj edhe i Meriton Korenicës (Pri) në minutën e 78-të.

Rast më të mirë kishte Trepça në minutën e 82-të, por Djibril Diawara nuk arriti të shënojë nga afërsia. Në minutat e mbetur kryesisht kishte një lojë në mesfushë dhe me rezultatin 0-0 përfundoi koha e rregullt.

Rastin më të mirë në vazhdime e kishte Alen Jasharoski i Prishtinës në minutën 105, por pasi nuk kishte gola në vazhdime fituesi u kërkua në penallti.

Trepça’ 89 kaloi në gjysmëfinale pasi fitoi në penallti me rezultat 4-5.

Kundërshtari i Trepçës ’89 në gjysmëfinale do të përcaktohet me anë të shortit, ndërsa në fazën tjetër tashmë janë kualifikuar edhe Feronikeli, Ballkani dhe Vëllaznimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori