Jorina Kryeziu
Rami Saari, i lindur më 17.9.1963, në Petah-Tikva të Izraelit, është përkthyes, poet, gjuhëtar, redaktor, kritik letrar dhe ligjërues në disa universitete të botës.
Është autor i tetë vëllimeve poetike dhe përkthyes prej disa gjuhëve të huaja – i shtatëdhjetë e shtatë librave në prozë e në poezi, thuajse të gjitha të shoqëruara me shënime prej tij, parathënie a pasthënie.
Qysh në moshë të re tregoi talent në zotërimin e shumë gjuhëve. Sot ai është poliglot, njohës i shtatëmbëdhjetë gjuhëve: hebraisht (gjuha amë), finlandisht, greqisht, spanjisht, portugalisht, katalanisht, hungarisht, suedisht, estonisht, polonisht, rusisht, anglisht, arabisht, turqisht, galicianisht, maltezisht, mes të cilave edhe shqip.
Në Argjentinë kaloi fëmijërinë e hershme, ndërsa kur ishte katër vjeç u kthye sërish në vendlindje. Arsimin fillor e atë të mesëm e kreu në vendlindje, në Petah-Tikva, qytet që ndodhet në lindje të Tel Avivit.
Qysh në mars të vitit 1987, ende pa u diplomuar, filloi të shkruajë tekste këngësh, shkrime kritike, si dhe të përkthejë poezi, proza, sprova letrare dhe kritika letrare për shtëpitë botuese izraelite, revistat letrare dhe gazetat ditore.
Kontributi kryesor i Rami Saarit, në fushën e përkthimit, është përkthimi prej gjuhëve burimore, jo prej gjuhëve ndërmjetëse. Saari është konsideruar ndër përkthyesit më produktivë në hebraisht, laureuar me çmime të shumta për kontribut të posaçëm në pasurimin e letërsisë artistike të përkthyer në hebraisht.
Çdo vit, thuajse dy-katër vepra të përkthyera prej tij janë botuar në Izrael.
Sa u përket përkthimeve të tij prej shqipes (poezi, proza të shkurtra dhe romane), do të thoshim se është i pari që e sjell letërsinë shqipe në hebraisht prej origjinalëve, ndryshe nga përkthimet e mëparshme që ishin kryer përmes gjuhëve ndërmjetëse (kryesisht prej frëngjishtes e anglishtes etj.), që shërbenin si gjuhë ndërmjetëse për shqipen. Përkthimi i letërsisë sonë në gjuhën hebraike përbën njohjen e saj në një areal të veçantë dhe të paktë, në sasinë e përkthimeve, krahasuar me gjuhët e tjera që është përkthyer ajo, ku mbizotëron përkthimi prej gjuhëve të familjes indoevropiane.
Me nismën e tij vetjake, ka bërë të mundur që letërsia shqipe të njihet në këtë areal me një numër të konsiderueshëm autorësh, si: Ismail Kadare, Ali Podrimja, Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Mira Meksi, Lindita Arapi, Blendi Fevziu, Xhevahir Spahiu, Nasi Lera, Lindita Karadaku, Shaip Emërllahu, Betim Muço, Sabit Idrizi, Nase Jani, Dhimitër Pojanaku etj., e së fundmi edhe Luljeta Lleshanaku (më 2017-n). /Teksti i plotë: KËTU/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker