LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Hashim Thaçi nuk lëvizë nga “vija amerikane” (Video)

Kelmendi: Hashim Thaçi nuk lëvizë nga “vija amerikane” (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë i vetmi udhëheqës institucioni që po mund të lëvizë lirshëm jashtë vendit ka mbetur Hashim Thaçi.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ideja e Thaçit për ndryshime kufijsh mund të mos jetë e tij.

“Nuk e thotë Thaçi si politikan këtë gjë…Thaçi është në vijën amerikane dhe me sa di unë, ai nuk lëvizë nga kjo vijë. Ai e di që pa Amerikën nuk mund të lëvizë asgjë. Si politikanë ai duhet të jetë i tillë që të çojë Kosovën para, por të tjerët tentojnë ta dëmtojnë, izolojnë, kufizojnë, në mënyrë që proceset të mos ecin shpejt”.


Deputeti i LDK-së ka thënë se Haradinaj i ka forcuar pozitat e veta brenda, por sipas tij nuk qëndron mirë me raportet e jashtme.

“Një fjalë popullore thotë: Çdo kush që është i madh brenda, është i vogël jashtë. Kjo paraqet rrezik për popullin kur dikush fuqizohet shumë brenda me metoda populiste, atëherë del i vogël jashtë”.

“…Në momentin që të kufizohet lëvizja jashtë, në momentin që fillon t’i humbasësh miqtë jashtë, ti fillon të zvogëlohesh jashtë dhe rritesh brenda”.

Kelmendi: Në LDK disa duan bashkëpunim me PDK-në, disa me Vetëvendosjen (Video)
Lexo po ashtu Kelmendi: Në LDK disa duan bashkëpunim me PDK-në, disa me Vetëvendosjen (Video)

Kelmendi ka thënë se Haradinaj ka të drejt për veprimet e fundit, por duhet të dëgjojë edhe miqtë ndërkombëtarë.

“I nevojitet një gjakftohtësi për të dëgjuar miqtë ndërkombëtar, edhe pse ka të drejtë, ka të humbur nga familja…”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori