LAJMI I FUNDIT:

Pas dështimit të bisedimeve me Whyte, konfirmohet se Miller do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

Pas dështimit të bisedimeve me Whyte, konfirmohet se Miller do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas
Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

Meçi i ardhshëm i Anthony Joshuas do të jetë kundër Jarrell Miller në New York, ndërsa dueli pritet të ndodhë në muajin maj ose në muajin qershor dhe do të konfirmohet në javën e ardhshme.

Emri i kundërshtarit të radhës së britanikut ka qenë një temë shumë e përfolur në muajt e fundit, por duket se më në fund kampioni i unifikuar do të debutojë me një përballje në SHBA gjatë këtij viti.


Jarrell ‘Big Baby’ Miller (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Data 13 prill ishte caktuar për duelin e radhës së Joshuas që është pritur të zhvillohet në Wembley, ndërsa është pritur të ndeshet me Tyson Fury, Deontay Wilder apo Dillian Whyte.

Lajmet për Anthony Joshuan
Lexo po ashtu Lajmet për Anthony Joshuan

Mirëpo, me asnjërin prej tyre nuk është arritur marrëveshje, ashtu që dueli do të zhvillohet kundër amerikanit Miller, i cili po ashtu është i pamposhtur dhe i ka fituar 23 meçe.

Dillian Whyte (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Dillian Whyte tash pritet të ndeshet me Alexander Povetkin, Luis Ortiz apo Dominic Brezeale.

“Meçi ndaj Joshuas është i vdekur. Nuk do të ndodhë tash, prandaj po vazhdojmë tutje. Gjëja e mirë është se jam në një pozitë ku kam disa opsione. E kemi dashur duelin, mendoj se edhe ata e kanë dashur duelin, por nganjëherë bisedimet dështojnë.

“Do të ndeshem më 20 prill këtu (O2 Arena) shpresoj ndaj Dominic Breazeale, Alexander Povetkin, Luis Ortiz ose dikujt tjetër”, ka thënë Whyte për Sky Sports.

Dueli ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury dhe Deontay Wilder janë dy boksierët të cilët tifozët do të dëshironin t’i shihnin në ring me Joshuan. Dy boksierët u ndeshën me njëri tjetrin në muajin dhjetor dhe u ndanë baras, ashtu që amerikani e mbajti titullin WBC.

Ata pritet të zhvillojnë një rimeç gjatë vitit 2019 që me shumë mundësi do të zhvillohet në Britani të Madhe. /Telegrafi/