Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina nga Partia Soacialdemokrate (PSD), në një intervistë për Telegrafin ka folur për kushtet që kishte parashtruar kjo parti ndaj Qeverisë për temat si buxheti, ligji për pagat etj.
Deputetja nga PSD ka thënë se nga pesë kërkesat e parashtruara Qeverisë së Republikës së Kosovës, katër prej tyre janë realizuar.
Siç tha ajo ish ministri Nenad Rikallo nuk është më ministër i Ministrisë së Bujqësisë.
“Po siç e keni parë dhe në seancën e 2 dhe 3 shkurtit të këtij viti, nga pesë kërkesat që ne i kemi parashtruar, katër janë plotësuar dhe njëra prej tyre është në proces. Rikallo nuk është më ministër i Bujqësisë, ne presim që Qeveria ta caktoj dikë i cili do ta funksionalizoj këtë ministri dhe do ta bëj atë në shërbim të fermerëve dhe personave të tjerë të cilët preken nga kjo ministri. Kushti i dytë ka qenë votimi i pakos së ligjeve që e reformojnë administratën publike. Kushti i tretë ka qenë që Qeveria ta sjell në Kuvend dhe të kaloj në lexim të parë ligji për dialogun. Kushti i katërt që të krijohet një komision i cili do të merret me reformën e sistemit pensional dhe kushti i pestë është ligj për Qeverinë për te cilin kemi zotime publike që do të vij për tre muaj në Kuvend dhe pastaj ti kaloj procedurat e zakonshme për tu miratuar”, ka thënë Pantina.
Deputetja Pantina theksoi se ligji për pagat nuk është më i miri i mundshëm por sipas saj, Kosova për herë të parë po krijon një sistem të unifikuar të pagave i cili po bëhet transparent.
“Janë tri ligje të administratës publike. Dhe për të kuptuar gjithë atë që pritet të ndodh, reformën në administratën publike duhet të shikohen dhe dy ligjet tjera ai për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura si dhe ligji për zyrtarët publik. Natyrisht që ligji nuk është më i miri i mundshëm, mirëpo për herë të parë Kosova po krijon një sistem të unifikuar të pagave i cili po bëhet transparent”, ka thënë Pantina.
Duke folur për temën e dialogut ajo tha se qëllimi i PSD-së, ka qenë që Kuvendi të jetë organi kryesor që të emëroj ekipin negociator dhe të miratoj platformën.
“Vërejtjet më të mëdha kanë qenë për rolin minimizues që Kuvendi ka pasur në këtë proces. Dialogu kryesisht është udhëhequr nga Qeveria. Pra Kuvendi të jetë institucioni kryesor që edhe të emëroj ekipin negociator por edhe të miratoj platformën”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani kujton masakrën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjenocidal të Serbisë
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit