LAJMI I FUNDIT:

Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjeshtë jam viktimë e politikës

Burdushi: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjeshtë jam viktimë e politikës

Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra Rajonale në Prizren, të martën vizituan Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren, që ka hyrë në grevë tash e 48 orë.

Sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent.


“Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellë gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siq edhe parashihet në të tilla raste”, ka thënë ai, citon KMDLNj.

Ndërkaq, punëtori social, po ashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë.

“Gjatë takimit/vizitës që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falënderon menaxhmentin dhe oficierët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë”, thuhet në njoftim.

Por, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria shtetit, dhe për këtë ka hyrë në greve, siç thotë deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.

“Nga ana e vetë KMDLNJ i ka kërkuar Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së. Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se: ‘në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike. Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush. Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them. Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike. Thjeshtë po mbahem padrejtësisht dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës’”, thuhet në njoftim.

Ai, u arrestua më 16.11.2018 në shtëpinë e tij në Prizren. Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si:DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger, Audi e Reno’.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori