LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pranon se i ka ikur taksave, nuk do të mbajë burg pasi pajtohet të paguajë dy milionë euro

Mourinho pranon se i ka ikur taksave, nuk do të mbajë burg pasi pajtohet të paguajë dy milionë euro
Jose Mourinho (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho është shpallur fajtor për ikje të taksave, por nuk do të shkojë në burg.

Special Ones i është shqiptuar një vit burg, por në vend të kësaj ai është pajtuar të paguajë diçka më shumë se dy milionë euro (për një vit burg do të paguajë interes 182,500 euro, kurse kësaj i është shtuar edhe një gjobë e veçantë prej dy milionë euro). Kjo pasi ligji në Spanjë e zbaton këtë formë të dënimit për shkelësit jo të dhunshëm, ose për ata për të cilët është hera e parë që bëjnë një shkelje të tillë të ligjit.

Portugezi është shpallur fajtor në majin e 2018 për ikje të tatimit mbi të drejtat e tij të imazhit gjatë kohës sa ishte në Spanjë për vitet 2011 dhe 2012, gjatë kësaj periudhe sa ishte trajner i Realit nuk ka paguar taksa në vlerë 3.3 milionë euro.


Jose Mourinho sa ishte pjesë e Los Blancos (Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Marrëveshja u arrit paraprakisht me zyrtarët e taksave dhe ku palët u pajtuan gjatë një seance të shkurtër gjyqësore sot (e martë).

Fenomeni i ikjes së taksave dhe shmangja e dënimit me burg duke e paguar gjobën është një fenomen që ndodh shpesh në botën e futbollit, së fundmi i ka ndodhur edhe Cristiano Ronaldos, por edhe Lionel Messit më parë.

Jose Mourinho rrëzohet përsëri mbi tepihun e kuq, kësaj radhe në një ndeshje hokeji në Rusi
Lexo po ashtu Jose Mourinho rrëzohet përsëri mbi tepihun e kuq, kësaj radhe në një ndeshje hokeji në Rusi

55-vjeçari qëndroi në Spanjë nga viti 2010 deri në vitin 2013, ku gjatë kësaj kohe me Real Madridin fitoi një La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Pas kësaj u rikthye te Chelsea, pastaj vazhdoi te Manchester Unitedi, por ai vazhdon të kujtohet për kohët e arta te Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

“Ai meritonte pesë Topa të Artë”, Buffon emëron lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United

Jurgen Klopp deshi ta zëvendësonte Salah me lojtarin që ka dështuar tek Manchester United

Premier League
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
Nga Dellova te Rexhebeçaj - pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas

Nga Dellova te Rexhebeçaj - pesë lojtarët që treguan se janë gati për Kosovën nën drejtimin e Fraco Fodas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori