LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj nga Agjencia e Kosovës për Akreditim: Mund të mbyllen edhe më shumë programe në institucione të arsimit të lartë (Video)

Rexhaj nga Agjencia e Kosovës për Akreditim: Mund të mbyllen edhe më shumë programe në institucione të arsimit të lartë (Video)

Xhavit Rexhaj nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka thënë se në procesin e akreditimit nuk janë përdorur standarde të dyfishta, edhe pse mund të jenë bërë gabime apo jo.

Rexhaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se rregullat për akreditim janë të qarta dhe institucionet e arsimit të lartë duhet të plotësojnë kriteret që kanë të bëjnë me numrin e doktorëve (PhD) për program.

Ai ka thënë se është kundër ndarjes në Universitet të Prishtinës dhe Dukagjinit, dhe ky propozim është më i keqi që ka dëgjuar.


“Publikisht kam qenë kundër mbylljes së institucioneve të vogla, për arsye se janë themeluar keq. Por entuziazmi i njerëzve që punojnë në to i kanë mbajtur gjallë.  E kam thënë se nuk duhet të mbyllet diçka që njerëzit nga e keqja e kanë bërë të mirë”.

Zyrtari nga Agjencia e Kosovës për Akreditim ka thënë se mund të mbyllen edhe më shumë programe në të ardhmen nëse nuk plotësohen kriteret e përcaktuara.

Rexhaj ka thënë se në Kosovë është problem mungesa e mjaftueshme e financave e institucioneve arsimore.

Ai ka përmendur edhe politizimin e bordeve të universiteteve publike si një nga shqetësimet më të mëdha që përballet arsimi në Kosovë.

“Dhembja më e madhe e arsimit në Kosovë është politizimi”, tha ndër të tjera Xhavit Rexhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori