LAJMI I FUNDIT:

Zaev, Ademi dhe Allagjozovski për vizitë zyrtare në Bullgari

Zaev, Ademi dhe Allagjozovski për vizitë zyrtare në Bullgari

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot do të qëndrojë Republikën e Bullgarisë, ku do të takohet me kryeministrin bullgar Boyko Borisov.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, do të flitet për zhvillimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe zbatimin e marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.


Kryeministri Zaev do ta udhëheqë delegacionin në të cilin do të jetë edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, si dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.

Programi fillon me vendosjen e përbashkët të kurorës me lule para bustit të Goce Dellçevit në parkun e qytetit “Kopshti Borisov” me rastin e 147 vjetorit nga lindja e tij.

“Kurorat do t’i vendosin ministri i Kulturës të Republikës së Maqedonisë Asaf Ademi dhe ministri i Kulturës të Bullgarisë Boil Banovo. Ministrat Banovo dhe Ademi gjatë vizitës do të nënshkruajnë program për bashkëpunim në fushën e kulturës mes dy vendeve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori