LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Sa më shumë që e duam Kosovën, do ta duam edhe SHBA-në e BE-në (Video)

Lekaj: Sa më shumë që e duam Kosovën, do ta duam edhe SHBA-në e BE-në (Video)

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ka shtytje mes partive se cila është më afër Amerikës.

Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në  RTV Dukagjini ka thënë se duhet të shtyhemi njëri me tjetrin se sa jemi shqiptar e jo sa e duam Amerikën dhe BE-në.

“Ftoj gjithë akterët, liderët, qytetarët, hajde të bisedojmë se sa shqiptarë jemi, sa të fuqishëm do të jemi e jo sa e duam Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Mendoj se sa më shumë që duam vetën do ta duam edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian”.


Ministri i Infrastrukturës ka thënë se për asnjë moment nuk lëkundet partneriteti i Kosovës me SHBA.

“Ne me Amerikanët kemi ndërtuar shtetin tonë, bashkërisht me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me të gjithë ata që kanë rënë në altarin e lirisë”.

Lekaj ka thënë se Vesli ka të drejt të ketë mendimet e tij apo të partisë së tij, por vendimi ka qenë konsensus i koalicionit.

Nënkryetar i AAK-së ka thënë se nëse taksa shkon në mbledhje të Qeverisë për t’u votuar, ajo do të suspendohej pasi AAK ka vetëm dy ministra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori