LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për kanosje

Arrestohet një person për kanosje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e pasdites të së mërkurës në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’.

Sipas deklarimit të ankueses viktimës, bëhet e ditur se ajo ishte kanosur nga i dyshuari mashkull shqiptar, ndërsa hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit kanë ngritur dyshime të arsyeshme se i dyshuari posedonte armë, me ç’rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë, e llojit pistoletë.

“Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë edhe provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftim.


Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Kandidati për raportues në PE për Kosovën, austriaku Waitz: I lumtur të kontribuoj për stabilitetin e rajonit

Lajme
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Kalo në kategori