LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari frikësohej t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, infermierja kineze e qetëson dhe e vë në gjumë duke e ledhatuar (Video)

Dyvjeçari frikësohej t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, infermierja kineze e qetëson dhe e vë në gjumë duke e ledhatuar (Video)

Një infermiere në veriperëndim të Kinës ka bërë një veprim që ka fituar zemrat e miliona qytetarëve të këtij vendi, pasi u filmua duke e ledhatuar dhe qetësuar vogëlushin që frikësohej t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale dhe nuk mund të ndalte lotët.

Një set i fotografive që po qarkullon në mediat sociale, shfaqin infermieren Ma Tongyan e cila përqafon dyvjeçarin të cilit ia mban dorën, derisa po qëndronte i shtrirë në shtratin e sallës së operacionit në spitalin Dingxi në provincën kineze Gansu, transmeton Telegrafi.


Vogëlushi i identifikuar si Xuan Xuan, pritej t’i nënshtrohej një operacioni në bark dhe para se të shfaqeshin kirurgët para tij ai nuk mund të ndalte lotët dhe frikësohej shumë.

Por, ishte infermierja ajo që i doli në ndihmë, duke e përqafuar dhe inkurajuar që të mos frikësohet dhe derisa ajo i fliste atë e zëri gjumi. Në fotografitë shihet infermierja duke i qëndruar pranë dhe duke ia mbajtur dorën vogëlushit.

Ky veprim i saj është duartrokitur nga miliona kinezë, që besojnë se infermieret tjera duhet ta ndjekin këtë shembull dhe të jenë gjithmonë pranë pacientëve e në veçanti nëse ata janë fëmijë. /Telegrafi/