Ballkani ndodhet aktualisht në një udhëkryq dhe rruga për të dalë në drejtimin e duhur, do të definohet vetëm kur të ketë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mund të përfshijë ose jo korigjimin e kufirit.
Debatet për shkëmbime territoresh kanë ndezur ndërkohë “gjakrat” në rajonin që ka qenë përherë vatër tensionesh, ndërsa pritet me kërshëri rezultati që do të prodhojë Samiti që do të zhvillohet në fillim të marsit në Tiranë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit.
Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një takimi që pati me homologun e tij slloven.
Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiq dhe Pahor kanë cekur së bashku çështjen e rishikimit të territorit të Kosovës, me të parin që ka bërë thirrje për t’u dëgjuar edhe interesat e shqiptarëve dhe sllovenin që e vendosi theksin te impakti i vendimit final në të gjithë rajonin.
Kjo temë e nxehtë që po “djeg” Ballkanin pritet që të shtrohet në tryezën e bisedimeve edhe në Tiranë, gjatë samitit të Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars, pasi siç e tha presidenti i Sllovenisë, ky do të jetë një takim i rëndësisë së lartë.
“Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor. /Shqip./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A