Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen, duke lavdëruar në anën tjetër kryeministrin Ramush Haradinaj për taksën e vendosur ndaj Serbisë.
Lekaj në Facebook ka shkruar se LDK-ja për vite me radhë, e ka luajtur rolin e “të dëgjueshmit, ndaj shkeljeve që Serbia ia bëri Kosovës”.
Nënkryetari i AAK-së ka përmendur edhe Ushtrinë, Ligjin për Trepçën, si dhe Ligjin për Prishtinën, transmeton Telegrafi.
“Është e pabesueshme se si nga Lidhja Demokratike e Kosovës përdoret edhe një situtatë e tillë, kur Kosova theu heshtjen ndaj padrejtësive serbe, për interesa të ngushta partiake e personale, duke lënë anash ato shtetërore. Kjo LDK, që për 3 vjet qeverisje e luajti rolin e të dëgjueshmit karshi secilës shkelje që Serbia i bëri Kosovës, kjo LDK që për 3 vjet qeverisje nuk ngriti pagat, për të cilat tani po del me deklarime mediatike për konsum ditor, kjo LDK që nuk arriti ta bënte Kosovën me ushtri dhe as Trepçën e Prishtinën me ligj”, ka shkruar Lekaj.
Postimi i plotë:
Kur më në fund Kosova po sillet si shtet sovran dhe i pavarur, ajo po përballet me një presion ndërkombëtar, që në fakt tash e sa kohë do të duhej të përdorej ndaj Serbisë, e cila nuk respektoi asnjë marrëveshje të arritur, pikërisht në zyrat e Bashkimit Evropian. Por më paradoksale se kjo është kundërshtimi që disa parti po i bëjnë vendosjes së taksës 100% ndaj shtetit serb.
Është e pabesueshme se si nga Lidhja Demokratike e Kosovës përdoret edhe një situtatë e tillë, kur Kosova theu heshtjen ndaj padrejtësive serbe, për interesa të ngushta partiake e personale, duke lënë anash ato shtetërore. Kjo LDK, që për 3 vjet qeverisje e luajti rolin e të dëgjueshmit karshi secilës shkelje që Serbia i bëri Kosovës, kjo LDK që për 3 vjet qeverisje nuk ngriti pagat, për të cilat tani po del me deklarime mediatike për konsum ditor, kjo LDK që nuk arriti ta bënte Kosovën me ushtri dhe as Trepçën e Prishtinën me ligj. Kaq e rreptë sa po tregohet tani në deklarimet e saj, edhe dialogu me Beogradin do të duhej të merrte fund në kohën e qeverisë Mustafa!
Ndërsa, Vetëvendosje që brohoriti për krijimin e ushtrisë dhe reagim ndaj veprimeve të Serbisë, të dyja këto tashmë të realizuara, del dhe kritikon ashpër qeverinë Haradinaj. Si mund të trajtohet seriozisht dikush që bëri ç’mos për të rrëzuar nga qeveria një parti, liderin e së cilës e ofendoi, ndërsa tani po e lavdon? Para se të merremi me akuza të pabaza, le të fokusohemi të gjithë në marrëveshjen me Serbinë, që zgjon shumë pikëpyetje; Kush na garanton që një marrëveshje e tillë na garanton ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Kina dhe Rusia dihet çfarë mendojnë për Kosovën? Si garantohet mos bllokimi i rrugës të integrimit evropian nga pesëshja e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën? Si mund të ketë marrëveshje të frytshme me Serbinë, kur deri më tani kanë përfituar vetëm kjo e fundit?
E mbështes fuqishëm vendosmërinë e kryeministrit Ramush Haradinaj për ta trajtuar me seriozitetin më të madh fatin e shtetit tonë. Sfida që kemi përpara është më e rëndësishme sesa politikat ditore, prandaj duhet të jemi të vendosur dhe unik që të mos biem në lajthitje kur të vendoset për fatin e vendit tonë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes finale me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?