LAJMI I FUNDIT:

Reduktime të mëdha të energjisë elektrike në Mitrovicë, qytetarët flasin për dëmet (Video)

Reduktime të mëdha të energjisë elektrike në Mitrovicë, qytetarët flasin për dëmet (Video)

3 ditë nga djegia e trefos të Trepçës, mitrovicasit po përballen me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. E pronarë biznesesh ankohen për humbje të mëdha. Ndërkaq zyrtarë të KEDS premtojnë në zgjidhje imediate.

Bujar Istrefi nga Mitrovica thotë se qyteti ka reduktime të mëdha të energjisë elektrike, që nga ditë nga kur u dogj trafoja e Trepçës.

“Jam banorë i qendrës, reduktime ka pasur shumë. Lagjja që ka pasur më shumë rrymë ka qenë kjo e qendrës, ku reduktimet kanë qenë 6:2. Lagjet si Ilirida, Bajri, Shipoli pothuajse nuk kanë pasur fare rrymë”, deklaroi Bujar Istrefi.


Elbasan Osmanaj i cili jeton në lagjen Shipol, thotë se reduktime ka më orë të tëra, çka ka pasuar edhe me mungesën e ujit.

“Banoj në lagjen e Shipolit, mund të them se rrymë nuk ka pasur përafërsisht 13 orë”, shprehet qytetari Elbasan Osmanaj.

E sipas Lindrit Misinit, në këto ditë reduktimesh  problemi më i madh ka qenë me ngrohjen.

Ndërsa  i indinjuar shton se si pronar biznesi i janë shkaktuar humbje të mëdha.

“Kjo ka qenë një sprovë shumë e madhe për ne si biznes ku detyrimisht ne si prodhim është dashur të blejmë agregat…Mos të cekim shumën, sepse dihet që për prodhim duhet voltazh e madhe”, tha Lindrit Misini.

Përkundër rrëfimeve të qytetarëve, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, tha se problem me reduktime te energjisë elektrike ka vetëm 15 për qind e qytetit. Ai premtoi se ky problem do të zgjidhet brenda ditës.

“Janë disa probleme teknike që shpresojmë se do të zgjidhen sot. Flitet për rreth 10-15% të konsumatorëve që kanë mbetur pa energji elektrike, por shpresojmë se problemi do të rregullohet sot”, deklaroi Viktor Buzhala për emisionin “Zyra e Ankesave”.

Buzhala ka theksuar se probleme me reduktime nuk ka në komunat e tjera./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj

Ekonomi
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!

Ekonomi
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella

Ekonomi
Kalo në kategori