Përderisa greva në arsim po hynë në ditën e nëntë, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë duket e vendosur të mos heq dorë nga kërkesat e tyre.
Kjo sindikatë po paralajmëron se nuk do ta ndalin grevën pa u realizuar një nga tri propozimet që ia kanë dhënë Qeverisë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për gjithë këtë situatë, fajin e kanë institucionet që nuk po shprehen të gatshëm për plotësimin e kërkesave.
Jasharaj ka bërë të ditur se Qeverisë ia kanë paraqitur disa opsione, në mënyrë që situata të zgjidhet.
“Ne jemi shumë më të gatshëm ta vazhdojmë dialogun, pasi asnëjherë nuk kemi dalur vetëm me një ofertë. Propozimi ynë dihet dhe është publik: të ngriten koeficientët së paku 30% për sektorin e arsimit. Mundësia e dytë që e kemi kërkuar është që të tërhiqet Ligji për pagat. Nuk e di pse po hezitojnë, pasi po të tërhiqej ligji, do të qetësohej situata. Nuk po luftojmë për paga tani, ne po luftojmë që sektori arsimor të ketë një vend meritor në ligjin për paga”, ka thënë Jasharaj.
Duke komentuar deklarimet e kryeministrit Haradinaj për zëvendësimin e orëve të humbura, i pari i SBASHK-ut ka thënë se një gjë e tillë nuk është e përcaktuar me Ligjin për grevat.
Jasharaj ka vlerësuar se institucionet duhet të gjejnë zgjidhje që greva të ndalet, e jo të tregojnë nëse duhet të zëvendësohen orët.
“Ligji për grevat e përcakton saktë. Nëse kompensohen këto ditë, do ta humbte arsyen greva. Institucionet duhet të përkujdesen që të ketë sa më pak ditë të humbura, nëse ato orë kompensohen vendosin mësimdhënësit e jo dikush tjetër”, deklaroi tutje Jasharaj për Telegrafin.
Ai ka vlerësëuar se Qeveria e Kosovës po barrikadohet pas ofertës që ua bënë, me rritjen e pagave e cila sipas Qeverisë arrin në rreth 20 milionë euro në vit.
Jasharaj ka thënë se oferta e tillë ka disa probleme, dhe si e tillë nuk është pranuar nga Sindikata.
“Qeveria po barrikadohet në një ofertë e cila ishte pasi e morëm dhe e shqyrtuam, nuk ishte e duhur. Dhe vërtetë kjo ofertë ka dy të meta: e para është se ka qenë tepër e vogël, pra më pak se 10% lëvizje të koeficientëve, dhe nuk janë përfshirë të gjithë sektorët. Pra është ofertë e pjesshme”, theksoi Rrahman Jasharaj.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se që nga e hëna nuk ka pasur asnjë takim me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi për të diskutuar rreth kësaj teme.
Në anën tjetër Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk kanë mundësi për rritje më të madhe të koeficientëve pasi sipas tyre një gjë të tillë nuk e lejon buxheti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë