Nga: Luan Rama
Shumë shekuj më parë e zeza nuk konsiderohej ngjyrë, por si një element përbërës për ngjyrat. Veç në fillimet e Rilindjes Italiane, ajo nisi të hyjë me një forcë të habitshme e të jashtëzakonshme, jo vetëm si dekor apo thjesht për një raport ngjyre me personazhet, por si një vlerë e mirëfilltë artistike – ashtu siç ishin variacionet e të kuqes, të verdhës, blusë etj… çka e shohim tek autorët më në zë siç ishin Michelangelo, Raffaelo, Titiani, Luca Giordano, për të ardhur më pas tek Rembrandt, Van Dyck apo Goya.
Përballja e errësirës me ngjyrën në tablotë e Caravaggios, që aq shumë u pëlqente ekleziastikëve të lartë të Vatikanit, ishte diçka e fuqishme edhe pse disi teatrale, por që i jepte veprës një origjinalitet dhe forcë të jashtëzakonshme. Në tablonë “Rojet e qytetit” të Rembrandtit, e zeza kthehet në një personazh më vete mes asaj trupe që ruan territorin e qytetit. Çdo të ishte kjo tablo pa variacionet e të zezës? Çdo të ishin tablotë e Raffaelos apo të Titianit pa të zezën.
Goya në fund të jetës së tij iu kthye të zezës në shumë tablo çka u quajt “periudha e zezë” e Goyas, kohë kur më 1820-1923 ai krijoi serinë “pinturas negras”, gjatë të cilës mbreti spanjoll nxori jashtë ligjit kushtetutën dhe Goya i zemëruar e la atdheun e tij për të ardhur dhe vdekur në jug të Francës, në Bordeaux. Kritikët e artit e cilësonin këtë të zezë të piktorit spanjoll si një “descente aux enfers”, si një “zbritje në Ferr”. Ishte periudha e fundit të jetës së tij, ku ai krijoi ciklin e tij në shapelën e San Antonio dela Florida.
Po kështu e zeza e Velasquezit është e papërsëritshme, çka e frymëzonte aq shumë piktorin francez Eduard Manet. Por, atëherë kritikët e artit nuk e veçonin në shkrimet e tyre të zezën si ngjyrë, si një ngjyrë si gjithë ngjyrat e tjera.
Një të zezë të përkryer e gjemê gjithashtu tek Van Dyck në portretet që realizoi për familjen Durazzo, si dozhi Marcello Durazzo apo Caterina Balbi Durazzo dhe Markezja Durazzo që gjendet në Metropolitam Museum.
Me të drejtë Henri Matisse na kujton historinë e tij me Auguste Renoirin, kur ai i shkoi në atelienë e tij për t’i treguar disa nga tablotë e fundit që kishte krijuar, tablo të cilat Renoiri nuk i kishte pëlqyer, por atij i kishte bërë përshtypje mënyra e përdorimit të ngjyrës së zezë, për çka mundi të pohonte: “Ti vërtet mund të bëhesh një piktor!” Dhe, Matisse u bë një piktor i shquar i shekullit XX.
Matisse kishte deklaruar plot zhurmë: “E zeza është një ngjyrë” (Le noir est une couleur!)… Sigurisht, s’kishte si të mos ishte ndryshe. Dhe ai, bashkë me Braque dhe Bonnard, në galerinë e famshme “Aimé Maeght” në Paris, kishte hapur ekspozitën me titullin “E zeza është një ngjyrë”. A nuk kishte shkruar dhe vetë Federico Lorca se “koha ka ngjyrën e të zezës?”
“E zeza është një forcë”, do të pohonte më së fundi Matisse, i cili më parë, kur nuk dinte se ç’ngjyrë të shtonte në peizazhin apo figurën e tij, shtonte të zezën…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Dinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes

Daja Ragë

Poezia dhe mikrofoni

KUJDES ME FJALËN

Shembulli se si duhet të jetë një film horror: “Shejtanet” që frymëzuan “Psikon”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

CNN: Kjo është strategjia e vërtetë pas shpalljes së papritur të armëpushimit të Rusisë

Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 4, banorët shikojnë rrugëtimin e tyre

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit