LAJMI I FUNDIT:

Në Kuvendin e Greqisë të enjten do të votohet për marrëveshjen e Prespës

Në Kuvendin e Greqisë të enjten do të votohet për marrëveshjen e Prespës

Të mërkurën në orën 10:00 do të fillojë debati në Kuvendin e Greqisë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, citojnë burime nga Kuvendi grek, njoftona AIM nga Athina.

Komisioni për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punë të Jashtme në Kuvendin grek do të shqyrtojë propozim ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës.

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis në konferencë për media tha se do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjithë deputetët që të shprehin pikëpamjet e tyre, pasi seanca plenare mund të zgjasë së paku 28 orë, gjegjësisht aq sa do të jetë e nevojshme.


Në pyetjen e gazetarit të AIM-së se kur do të mund të paraqitet në Kuvendin grek protokolli për anëtarësim në NATO, Voutsis tha se këtë e dinë vetëm Ministria e Jashtme e Greqisë dhe Sekretari Stoltenberg./Telegrafi/